E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski, afër 1000 minuta pa gol

Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski është afër të kalojë 1000 minuta pa shënuar gol, pasi aktualisht nuk ka realizuar në 971 minuta në Bundesligë.

Reprezentuesi gjerman tashmë një kohë të gjatë është në pritje të golit në kampionatin gjerman.

Nëse nuk shënon të dielën në 29 minutat e parë të ndeshjes kundër Nurnbergut, të vlefshme për xhiron e 17-të në Bundesligë, ai do të kalojë kufirin prej 1000 minutave pa gol.

Me gjithë rekordin e zi, para portave kundërshtare, trajneri i Kolnit, Zvonimir Soldo, ka përkrahur sulmuesin gjerman.

“Lukas nuk duhet të ndiejë presion për shkak të kësaj. Nëse vazhdon të luajë me angazhim, golat do të vijnë”, tha Soldo.

Duke pasur parasysh statistikën e përgjithshme të ekipit që nuk ka shënuar gol në Bundesligë për 371 minuta, Podolski ka rekord katastrofal.

Podolski golin e vetëm këtë sezon e ka shënuar në ndeshjen e xhiros së pestë kundër Schalke 04. Ekipi nga Gelsenkirchen fitoi në Koln me rezultat 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›