Zigzaget e Tunës me Rilindin

Këngëtarja Altuna Sejdiu –Tuna është përfolur se është ndarë nga i dashuri i saj, Rilind Reka, por pas një zënke të vogël, çifti janë pajtuar dhe menjëherë është harruar e tërë ajo çfarë ka ndodhur, shkruan revista shqiptare “Bluetooth”.
Kjo është hera e dytë që ndodh të përhapen thashetheme për ndarjen e Tunës nga Rilindi. Së pari, është përfol se çifti ishte ndarë gjatë muajve të verës, ku ishte thënë se Tuna ishte ndarë nga i dashuri për t’u bashkuar pastaj me ish-të dashurin e saj nga “Skillz”.
Fundjavës së kaluar, çifti është parë orëve të vona të natës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe atmosfera mes tyre dukej më se harmonike.
Ndërkaq, Tuna nuk ka më flokët e gjatë si dikur. Ajo i ka prerë këtë herë deri te supet, por ama i ka qëndruar besnike ngjyrës së saj bionde.