E Diel, 1 Nëntor 2026

Podujevë: Komuna mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Podujevës, sot është miratuar vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2012 në vitin 2013 dhe destinimin në kategori të caktuara buxhetore, pastaj vendimi për kompensimin e shpenzimeve të varrimit të qytetarëve me vendbanim në komunën e Podujevës.

Gjatë debatit kishte një propozim shtesë nga ana e opozitës që të financohet nga ana e Komunës edhe hapja e varreve për rastet e vdekjeve dhe mirëmbajtja e varrezave, pasi ato janë në gjendje jo të mirë.

Si përfundim propozim vendimi i tillë që ishte u miratua njëzëri, kurse propozimet shtesë që u dhanë nga ana e opozitës u la që të debatohen në mbledhjet e ardhshme.
Më pas u miratua vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtëpive individuale për familjet e vendosura në lagjen e Dëshmorëve në Balloc.

Kuvendi gjithashtu miratoi edhe vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për dy raste.

Kontribut të veçantë në këtë seancë dhanë edhe drejtorët e komunalë, të cilët paraprakisht kanë arsyetuar propozim vendimet të paraqitura në këtë seancë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›