E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash shembet galeria e braktisur vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur për shkak të shembjes së një galerie të braktisur në minierën e Kalimashit.

Njoftimet më të fundit të policisë së Kukësit tregojnë se viktimat janë Xhezair Sulmata dhe Besnik Halili, ndërsa identiteti i të dëmtuarve ende nuk bëhet i ditur për shkak se forcat e shpëtimit aktualisht po merren me nxjerrjen e trupave.

Nuk dihet arsyeja pse këta persona janë ndodhur në brendësi të kësaj galerie të braktisur e cila nuk është në funksion për nxjerrje të mineraleve, që do të thotë se personat nuk ishin punonjës të licencuar, por banorë të zonës të cilët kanë hyrë ilegalisht në këtë galeri.

Zyrtarë të policisë së Kukësit tregojnë se një ekip shpëtimi po punon me të gjitha forcat për nxjerrjen e trupave të vdekur, ndërkohë që të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›