E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi Omonia Vllehet helene te marrin pjese

Omonia i bën apel komunitetit të vllehëve helenë në Korcë që të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë.

"Vllehët helenë nuk duhet t'i tremben presionit për të mos u regjistruar", thanë përfaqësuesit e Omonia-s.

Sipas tyre, pjesëmarrja në regjistrim është një shans për të mos humbur identitetin.

Regjistrimi, Omonia, pjesë e anketimit

Anëtarë nga organizata 'Omonia' në Korcë kanë kërkuar të jenë pjesë e anketuesve të cilët do të merren me regjistrimin e popullsisë.

Sipas përgjegjësit të INSTAT Sami Mecollari mes 1400 personave që do të kujdesen për realizimin e këtij procesi në fazën e aplikimit janë paraqitur si aplikantë edhe 6 anëtarë të kësaj organizate.

Procesi i regjistrimit të popullsisë përfshin plotësimin e një procesverbali me 40 pyetje ku përvec të dhënave të tjera pikë kycë mbetet deklarimi i kombësisë. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm në deklarimin e e kësaj të fundit në të kundërt nuk do të mungojë penalizimi dhe aplikimi i sanksioneve nëse deklarohet kombësi e reme. Tashmë në qarkun e Korcës ka nisur punën edhe Komisioni i Censusit të popullsisë e cili është njohur nga afër me detyrat dhe prioritetet e këtij procesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›