Poezia, vetë Shpëtimi
Kafe-libraria “Dit’ e Nat’ është bërë vendi ku poetët shpalosin krijimtarinë e tyre. Këtë të enjte ishte Shpëtim Selmani ai i cili shpalosi një pjesë të poezive të tija, të shkëputura nga duzina e poezive të shkruara prej kohësh. Me një koncept të hapur, duke dhënë përshtypjen e një realiteti aktual, vinin fjalët e vargjeve të recituara nga aktorët Gjejlane Terbuna dhe Bekim Guri. Ndërsa vetë autori i poezive, këtë përmbledhje e rendit te poezitë me koncept real.
“Koncepti i poezisë sime është koncept që i përshtatet frymës së kohës në të cilën jam duke jetuar, ku unë marr frymë dhe ku unë kam raporte me njerëz, ku unë i krijoj ëndrrat e mia dhe ku mua më thyhen ëndrrat, unë krijoj ambiciet dhe mbes pa ambicie. Në fakt nuk mund ta përkufizoj saktë se në çfarë lloj rryme jam, unë thjesht e ndjej atë që e jetoj dhe e transmetoj në poezi, qoftë në formë revoltuese, qoftë në formë protestuese edhe qoftë në një formë që nuk do ta quaja vulgare, por shumë njerëzore në një kuptim më ndryshe nga ajo që kërkohet”, u shpreh poeti Shpëtim Selmani.
Derisa ne njiheshim me një pjesë të krijimtarisë së poetit, mund edhe të gjykonim në kohen kur ai shkruan më shumë, por duke mos lënë mundësinë e një gjykimi të gabuar autori thotë se poezi shkruan jo në një gjendje normale.
“Më shumë shkruaj kur lëndohem nga njerëzit, kur ndihem thellësisht i vetmuar edhe e kuptoj përmbajtjen e secilit individ, vetminë e tij të hatashme”, u shpreh ai.
Selmani, përveç në poezi, është sprovuar edhe në gjini të tjera letrare.
“Shkruaj edhe dramë, kam disa drama, njëra nga to është inskenuar në teatrin e Ferizajt, gjithashtu kam edhe disa proza, aktualisht jam në vazhdimësi të një proze që jam duke e shkruar e cila është shumë autobiografike, flet për mua nga mosha 18-20 vjet”, u shpreh Selmani.
Selmanin poezia e ka provokuar që në fëmijëri. “Shkruaj nga klasa e gjashtë, fillore, ndoshta është një përgjigje shumë klishe por është e vërtetë, paralelisht në këtë moshë kam filluar të merrem edhe me teatër, kështu që teatri dhe poezia gjithmonë jetojnë paralelisht tek unë, se cilën e bëjë më mire apo më keq asnjëherë nuk e kam ditur”, thotë Selmani
Poezia ishte edhe e ilustruar natën e së enjtes dhe kjo në një formë të veçantë, me rreth 13 ilustrime nga artisti, Driton Selmani. “E kam pasur një detyrë shkollore, që ta ilustrojmë një libër me rreth 30 poezi, është dashur të zgjedhim një autor, meqë Shpëtimin e njoh për nga afër dhe gjithashtu e njoh poezinë e tij atëherë e kam zgjedhur Shpëtimin si autor, i kam punuar këto ilustrime duke u bazuar në poezitë e autorit. Shumica e poezive që u recituan sonte kanë edhe ilustrimin. Këto ilustrime janë punuar më herët, mirëpo janë të pa ekspozuara, sonte është hera e parë që ekspozohen dhe janë një botë me poezitë e Shpëtimit”, u shpreh Driton Selmani, artist.
Njëri nga të pranishmit në natën poetike, regjisori, Ilir Kabashi flet pak rreth poezisë së Selmanit.
“E kam lexuar një përmbledhje poezish të Shpëtimit dhe kjo ka qenë arsyeja pse sonte jam këtu, të njihem edhe më shumë me krijimet e tija, është një njeri shumë i qetë në pamje ndërsa poezitë i ka shumë eksplozive, në kuptimin që gjithçka i vjen nga brenda ndoshta kjo vjen edhe ngaqë është aktor. Poezia e tij për mua është pak metafizikë, është emocion, është mesazh por mbi të gjitha është ai vetë”, u shpreh Kabashi.