E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tërhiqet" Berlusconi

“Ligji mbi përgjimet telefonike është përdhunuar dhe unë jam gati ta tërheq". Deklarata e fortë vjen nga vetë kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ideatori i projektit të shumëdiskutuar që ndalon përgjimet telefonike në media.

Deklarata u bë gjatë një konference me ambasadorët në Ministrinë e Jashtme. Sipas kreut të qeverisë italiane, projektligji në fjalë është një tjetër shembull për mungesën e pushtetit të Këshillit të Ministrave.

"Të gjithë ne në Itali mendojmë se nuk mund të flasim për disa gjëra në telefon, dhe kjo nuk është jeta e një vendi civil dhe të lirë", ka thënë Berlusconi.

Ndërkohë i janë përgjigjur me ironi përkrahësit e aleatit të tij të dikurshëm, tashmë rival i ashpër, Gianfranco Fini, nga radhët e Partisë Populli i Lirisë, të cilët thanë se ishin gati ta votonin ligjin tepër të kundërshtuar nga opozita dhe mediet.

Ligji në fjale parashikon sanksione të rënda ndaj botuesve dhe gazetarëve, në rastet e publikimit të bisedave telefonike në çështjet që janë ende në hetim.

Situata nuk duket aspak e lehtë në skenën politike italiane, të trazuar nga konfliktet mes liderëve dhe skandalet e korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›