Poezite e Ali Asllanit botohet e plote krijimtaria poetike

Vargjet e bukura poetike të Ali Asllanit tashmë lexuesi mund t’i shijojë të përmbledhura në një vepër të plotë. Poezia e Asllanit është prezantuar në një mbrëmje poetike mes artistësh. Nasho Jorgaqi dhe Ardian Klosi të cilët përgatitën këtë botim janë kujdesur që vargjet të rujanë origjinalitetin, madje ata i kanë sjellë po kaq origjinale edhe poezitë e shkruajtura në disa variante.
Poezitë dhe vargjet më të bukura janë interpretuar në zërin e aktorëve të njohur të teatrit duke e bërë edhe më të gjallë poetin. Krijimtaria poetike e Ali Asllanit ishte e botuar në vëllime të vogla dhe në shtyp para viteve ‘44. Poeti u nda nga jeta në vitin 1966 dhe vepra e tij mbeti e shpërndarë.
Aurela Papadhima