Frike globale SHBA dhe Japonia perballe krizes greke

Kriza e Greqisë do të ketë efekte globale e jo thjesht rajonale. Pas alarmit të dhënë nga ekspertët e ekonomisë diçka e tillë pranohet dhe në nivel qeveritar.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney deklaroi se kriza e borxhit grek është si një erë që rreh kundër ekonomisë globale, por Shtetet e Bashkuara besojnë se i takon Europës të punojë me Greqinë për të trajtuar problemet në fjalë.
"Ne besojmë, administrata beson se grekët dhe europianët gjerësisht FMN, BE-ja kanë kapacitet për t'u përballur me këto sfida”-tha Carney.
Por për ministrin japonez të financave, Yoshihiko Noda një qasje rajonale është e pamjaftueshme. Ai bëri të ditur se Japonia do të bashkëpunojnë me komunitetin global për të parandaluar rreziqet e përhapjes së krizës së zonës euro sidomos në Japoni.
Japonia, ekonomia e tretë më të madhe në botë, ka blerë obligacione të lëshuara nga Fondi Europian për Stabilitetin Financiar e shprehet e gatshme të vazhdojë përpjekje të tilla edhe më tej.
Noda deklaroi se krerët e financave të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës ka mbajtur një telekonferencë gjatë fundjavës, për të diskutuar pikërisht qasjen ndaj krizës së borxhit grek.
Delina Bitraku