E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë me imazhe të tokës çame

Çamëria të paktën për pak momente është vendosur në qendër të kryeqytetit. Në fakt fjala është për imazhe të tokës çame të fiksuar në foto të cilat janë ekspozuar për të gjithë kureshtarët në ambientet e jashtme të kryesisë së Kuvendit. Ardian Tana kreu i shoqatës “Çamëria” ka pohuar se kjo është java çame dhe ekspozita do të qëndrojë për disa ditë me rradhë.
Për të parë këtë ekspozitë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi si dhe presidenti i nderit Tahir Muhedini. Por për të parë këto foto nuk kanë munguar as qytetarë me origjinë çame ku shpjegonin me detaje çdo pamje duke treguar edhe shtëpitë e tyre të dikurshme.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›