E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezitë e mërgimit të Gëzim Hajdarit në një monografi kritike

Është hera e parë në Itali që vepra e një autori përfaqësues të letërsisë së mërgimit, poetit shqiptar Gëzim Hajdari, botohet në një formë komplete


Në mesin e majit doli nga shtypi vëllimi i parë "Poesia dell'esilio: Saggi su Gëzim Hajdari", botuar nga Cosmo Iannone Editore, Itali. Vëllimi me studime mbi veprën e Gëzim Hajdarit është përgatitur nga Andrea Gazzoni, Profesor në Universitetin e Oregonit në SHBA, autor esesh për poetë si Fortini dhe Montale, Walcott dhe Wilson Harris.


Kolana në të cilën është përfshirë vëllimi quhet "Kumakreola Saggi", drejtuar nga Armando Gnisci (Profesor në Universitetin La Sapienza" të Romës). Parathënia është shkruar nga Fulvio Pezzarossa (Profesor në Universitetin e Bolonjës).


Në vëllim (330 faqe, 16 Euro) botohen 15 studime shkruar nga dymbëdhjetë studiues e profesorë të vendeve të ndryshme të botës: Simona Wright (Universiteti Neë Jersey); Franca Sinopoli (Universiteti La Sapienza, Itali); Ugo Fracassa (Universiteti Roma 3, Itali); Fausto Pellecchia (Universiteti Cassino, Itali); Costantina Evanghelou (Universiteti i Selanikut, Greqi); Laura Toppan (Universiteti Nancy2, Francë); Viktor Berberi (Universiteti Minnesota, Morris, USA); Silvia Vanja de Pava, studiuese, Massimo Fabrizi, studiues dhe Luigi Manzi, poet.


Është hera e parë në Itali që kryhet një "operacion" si ky për veprën e një poeti migrant me jehonë ndërkombëtare. Sepse në njëzetvjeçarin e fundit të letërsisë italiane të mërgimit, poeti shqiptar Gëzim Hajdari, i mërguar në Itali më 1993, cilësohet "një nga zërat që kumbojnë më fortë".


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›