Gjykata Lartë pushon padinë e botuesit Kokëdhima ndaj kryeministrit Berisha

KOÇO
TIRANË- Në kohën kur në njërën nga sallat e Kuvendit kryeministrit Sali Berisha mbante mbledhjen e radhës të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe ftonte opozitën për të mbështetur iniciativën e heqjes së imuniteteve të të gjithë zyrtarëve shtetëror, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e çështjes penale ndaj kryeministrit po për shkak të imunitetit të tij.
Paraditen e djeshme, Kolegji Penale i kësaj gjykate pas shqyrtimit të tre seancave gjyqësore, vendosi mos fillimin e procedimit penale ndaj kryeministrit Sali Berisha për veprën penale të "Shpifjes" në dëm të botuesit Koço Kokëdhima.
Pesëshja gjykuese e Kolegjit Penal pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit të çështjes Guxim Zenelaj dhe pretendimet e palës së dëmtuar dhe të paditësve vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha për veprën penale të "shpifjes" së kryer botërisht, në dëm të botuesit Koço Kokëdhima, për shkak të mbrojtjes së kryeministrit nga imuniteti.
Ndërkohë, pak ditë më parë po mbrojtja nga imuniteti e shpëtoi kryeministrin Berisha edhe nga padia penale e ngritur nga ndërtuesi Artan Dulaku, i cili akuzoi shefin e qeverisë për "shpifje" ndaj tij, familjes dhe biznesit. Ishte po kjo gjykate me kryesuese Mirela Fana (bashkëshortja e ish-avokatit të Berishës, tashmë anëtar i KLD-së Neshat Fana) që vendosi0 mos fillimin e procedimit për shkak të imunitetit të kryeministrit.
Gjithashtu, pak ditë më parë po kjo Gjykatë por me relatuese gjyqtaren Ardian Fullani, vendosi mos fillimin e procedimit penal ndaj kryeministrit Sali Berisha, pasi sipas paditëses Aneta Rama e njohur edhe si nëna e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për shpifje. Edhe kjo padi u pushua, me pretendimin se "shpifjet" nuk janë drejtuar ndaj asaj, por djalit të saj.