Pogba sulmon ‘San’: Nuk kanë turp

Paul Pogba sulmon gazetarët e ‘Sun’. Mesfushori i Mançester Junajtid, i cili sipas gazetës britanike ka ‘përçmuar’ trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e humbur ndaj Liverpool-it, akuzoi tabloidin për përhapjen e lajmeve të rreme me një njoftim në Instagram.
“Sun” kishte shkruar gjithashtu se pas humbjes së rëndë ndaj të kuqve, agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës: “Shtypi kërkon të krijojë edhe një herë polemika me 100% lajme të rreme. Shumë gënjeshtra për të bërë lajme”, ka shkruar Pogba në shpërthimin e tij në rrjetet sociale. “Gazetarët që përdorin emrin tim për t’u dukur, kur nuk ka asgjë për të parë”.
Duke nënvizuar respektin që ka për trajnerin, klubin dhe tifozët, mesfushori francez më pas shpjegoi se donte të dërgonte “një mesazh të qartë: sa më pak t’i lexoni këta njerëz, aq më mirë do të jeni. Ata nuk kanë turp dhe thjesht thonë gjëra pa asnjë bazë”.