Lufta Rusi-Ukrainë, të paktën 213 fëmijë të vrarë

Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka vrarë të paktën 213 fëmijë, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë më 24 prill raporton REL.
Përveç kësaj, 389 fëmijë janë plagosur në luftë, ka thënë kjo Zyrë.
Sipas saj, shifrat nuk janë përfundimtare dhe se është duke u punuar për të analizuar situatën në zonat armiqësore.Guvernatori i rajonit Donjeck në Ukrainë ka thënë se dy fëmijë janë vrarë më 24 prill si pasojë e bombardimeve të forcave ruse.
Pavlo Kyrylenko ka thënë në një postim në Telegram se fëmijët, të dyja vajza të moshave pesë dhe 14-vjeçare kanë vdekur pas shkatërrimit të ndërtesës ku kanë qenë duke jetuar.
Më 23 prill, zyrtarët ukrainas kanë thënë se një foshnje tremuajshe ka qenë në mesin e pesë personave të vrarë në sulmet e kryera në qytetin Odesa.