E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Shpërthimi në veri, vepër e ndonjë profesionisti

Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se ajo çka ka ndodhur në veri është diçka që grupet kriminale serbe të udhëhequr nga strukturat e MUP-it kanë vazhduar ta bëjnë prej shumë kohësh. 

“Policia është shumë këmbëngulëse dhe do të vazhdojë të tentojë që t’i bindë serbët e kësaj pjese se vendosja e rendit dhe ligjit është në të mirë të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Rexhepi, raporton RTK. 

Sipas tij, këtë do ta bëjnë në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX. 

Ministri Rexhepi ka deklaruar se shpërthimi i së shtunës mbrëma ka qenë i kryer nga ndonjë profesionist. Ai ka thënë se tani hetimet është duke i kryer departamenti kundër terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës. 

Ai ka takuar në Mitrovicë Drejtorin e policisë, Shpend Maxhunin dhe shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›