E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK, reagon për shpërthimin në Mitrovicë pas dy ditësh

Shefi i UNMIK në Kosovë, Farid Zarif dy ditë pas vrasjes së Selver Haradinaj e ka dënuar shpërthimin e të shtunës. 

Në një komunikatë për media, Farid Zarif i shpreh ngushëllimet familjes Haradinaj. 

"Ky akt i dhunshëm duhet të dënohet nga të gjithë. Secili të bashkëpunojë me organet e rendit që fajtorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt që është e mundur. Akte të tjera të dhunës nuk duhet, dhe nuk do të lejohen të ndodhin. Akte të tilla cënojnë paqen dhe stabilitetin. Kërkoj nga të gjitha palët ta ruajnë qetësinë dhe ti lejojnë autoritetet ta kryejnë detyrën e tyre" thuhet në një reagimin e zyrës së shefit të UNMIK Farid Zarif. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›