Pogradec, 72-vjeçari vret të birin 25 vjeç me sopatë
Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak orësh në fshatin Verdovë të Pogradecit ku 72-vjeçari Njazi Kromollari qëlloi për vdekje me sopatë djalin e tij, Kudret Kromollarin 25 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia e cila arrestoi 72-vjeçarin dhe sekuestroi armën e krimit. Burime nga policia bëjnë të ditur se krimi ndodhi pas një sherri në familje.
Sipas policisë, viktima dhunonte fizikisht prindërit e tij.