Topalli: Inovacioni një ëndërr e bërë realitet

Projekti që synon nxitjen e mëtejshme të teknologjisë elektronike në edukim, arsim dhe fusha të ndryshme zhvillimi në vendin tonë, është pjesë e networkut ndërkombëtar TED, i krijuar që në vitin 1984.
Kryetarja e Kuvendit duke përgëzuar të rinjtë organizator, tha se e ardhmja është teknologjia, inovacioni, që tashmë në Shqipëri janë realitet. Zonja Jozefina Topalli vlerësoi faktin që të rinjtë shqiptarë janë konkurues të denjë në teknologjinë e inovacionit, si sfidë kryesore në kohët e globalizmit.
“Kjo konferencë është një shans shumë i rëndësishëm për të shpalosur ide të reja. Secili prej jush jeni të pavarur në ide, në vizion, në profesion, në horizontin tuaj. Në fund të fundit secili prej nesh do të dalë nga kjo sallë me një ide shumë të veçantë. Në fakt deja çon përpara shoqërinë, çon përpara ekonominë. Të gjithë ne, bashkë jetojmë nën një qiell, por secili prej nesh kemi horizonte të ndryshme. Ejani së bashku t’i shtyjmë më përtej këto horizonte dhe të rinjtë shqiptarë e bëjnë këtë më mirë se kushdo tjetër”, ka thënë Topalli.
Kryetarja e Parlamentit tha se e ardhmja është teknologjia, inovacioni, që tashmë në Shqipëri janë realitet. Ajo vlerësoi faktin që të rinjtë shqiptarë janë konkurues të denjë në teknologjinë e inovacionit, si sfidë kryesore në kohët e globalizmit. /S.Ll/Start/
2011-10-08 13:36