Përmet/ Kërcënon me thikë fqinjët, policia arreston 24-vjeçarin
Një konflikt mes dy të rinjve për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi në qytetin e Përmetit.
Policia e Përmetit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili kërcënoi ppër vdekje disa banorë të lagjes ku banonte dhe një punonjës të policisë.
Ngjarja u shënua pasditen e së mërkurës në lagjen Varrosh të Përmetit.
Juxhin Hoxha u arrestua pasi kërcënoi me një thikë ushtarake se do të vriste disa banorë të lagjes.
Një ditë më parë ky shtetas kishte bërë fjalë me një bashkëmoshatarin e tij dhe babai dhe vëllezërit e djalit kishin shkuar në banesën e shtetasit Juxhin Hoxha për tu sqaruar.
Në momentin që këta shtetas kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tij për t'u sqaruar, ky shtetas ka marrë një thikë 26 centimetra dhe ka tentuar ti godasë.
Në oborrin e banesës u mblodhën edhe banorë të tjerë, banues në atë lagje, por përsëri shtetasi Juxhin Hoxha ka vazhduar t'i kërcënojë të gjithë banorët se do t'i vriste me thikë.
Me mbritjen e Policisë në vendngjarje është bërë evakuimi i banorëve nga dera tjetër e oborrit të shtëpisë me qëllim sigurimin e jetës së banorëve dhe për të bërë neutralizimin e autorit.
Policia i ka bërë thirrje të hedhë thikën, por ky shtetas ka fyer rëndë forcat e policisë dhe më pas ka tentuar ti godasë me thikë punonjësit e policisë ku është kërcënuar seriozisht jeta e tyre.
Por pas një ndërhyrjeje profesionale nga ana e policisë është bërë i mundur neutralizimi i tij, sekuestrimi i thikës dhe shoqërimi për në ambjentet e Policisë.
Ky shtetas gjatë shoqërimit për në Polici por edhe në ambjetet e policisë ka vazhduar përsëri të fyej rëndë dhe të kërcënojë punonjësit e policisë se do t'i vriste porsa të dilte nga Policia.
Ndodhur në këto kushte nga ana e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër është bërë arrestmi në flagrancë i shtetasit Juxhin Hoxha për veprat penale "Mbajtie pa leje të armëve të ftohta", "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të rendit Publkik". "Kanosje për shkak të detyrës " dhe "Fyerje për shkak të detyrës"