E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec aksident me pasoje vdekjen e nje personi

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Petrush të Pogradecit. Burime të policisë bëjnë me dije se një automjet tip “Golf” me targa Ohri që drejtohej nga një shtetas maqedonas ka përplasur kalimtarin Reshat Amolli duke e lënë të vdekur në vend dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Patrullat e Policisë së Pogradecit kanë arritur ta arrestojnë shtetasin maqedonas pak larg vendit të ngjarjes ku kishte përplasur për vdekje 50 vjeçarin. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes që i mori jetën 50 vjeçarit, Reshat Amolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›