Qindra te punesuar ne Kukes

Investimet e mëdha të përqëndruara në Grykën e Vanave e kanë kthyer atë në një kantier të vërtetë ndërtimi. Këto investime strategjike,kryesisht në fushën energjitike dhe atë të infrastrukturës kanë rëndësi të madhe, jo vetëm për atë çfarë kanëdestinacion kryesor, por edhe për zbutjen e papunësisë në këto zona mjaft problematike. Qindra punëtorë janë punësuar prej dy vitesh në rrugën e Shishtavecit dhe 5 hidrocentralet që po ndërtohen në këtë luginë, duke përmirësuar ndjeshëm situatën sociale të këtyre fshatrave. Së bashku me banorë, të punësuar janë edhe specialistë të shumtë të Kukësit që punojnë përkrah specialistëve italianë. Banorët shprehen se po krijojnë dalëngdalë një bazë të qëndrueshme ekonomike me këto projekte investimeh afatgjata.
Drejtori i Projekteve të kompanisë thotë se investime të tilla kanë kthyer shpresën tek këta banorë, që ishte fashitur prej vitesh. Ai tregon edhe detajet e Hidrocentralit që po ndërtohet dhe të 5 hidrocentraleve që priten të ndërtohen pranë njëri-tjetrit nga kjo kompani koncesionare.
Janë më shumë se 30 milionë euro investime në këto 5 hidrocentrale, ndërtimi i të cileve ka filluar prej 2 vitesh me një fuqi instaluese prej 25 megavatesh. Paralelisht po përmbyllet edhe loti i dytë i rrugës së Shishtavecit dhe nis nga puna loti i tretë i saj prej 15 kilometrash. Nga ura e Uzinës deri në Shishtavec në këto investime numri i të punësuareve pritet të shkojë në më shumë se 700.