Pogradec, arrestohet45-vjecari pasrezistencës me armë
POGRADEC- Për 2 orë një i kërkuar në fshatin Leshnicë të Pogradecit ka bërë rezistencë ndaj policisë duke qëlluar me armë, por pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur teksa forcat e policisë kanë tentuar të arrestojnë Myfteri Verdhën. Ky i fundit ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. Në momentin që forcat e policisë kishin rrethuar banesën e 45-vjecarit në fshatin Leshnicë, kanë hasur në rezistecën e tij.
Sapo ka parë forcat e policisë i kërkuari Myfteri Verdha ka qëlluar në drejtim të tyre, shkëmbim zjarri që ka vijuar për 2 orë deri në arrestimin e tij. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga të shtënat me armë, ndërsa policia ka vijuar kontrollet dhe në banesën e 45-vjecarit.
(m.a/News24/BalkanWeb)