E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qindra familjevuajnë prej viteshmungesën e ujit

TIRANE- Prej mëse 10 vjetësh banorët e zonës së Unazës së Re vuajnë thatësirën. Në cesmat e tyre uji nuk vjen kurrë dhe me qindra familje privohen cdo ditë nga një prej elementëve bazë të jetesës.

Kjo zonë, edhe pse është e mbipopulluar, nuk ka tubacione. Banorët nuk kanë kontrata me ujësjellësin por ata shprehen se janë gati të paguajnë në rast se do të kenë ujë.

“Këtu kemi 15 vjet pa ujë, pa kanalizime. Gjithcka që kemi e këmi bërë vetë, kemi shtruar rrugën , kemi vendosur drita. Ujin e mbushim me makina atje ku ka, për të larë përdorim pusin por na kanë dalë rrobat jashtë përdorimit. Jemi ankuar shpesh por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.” thonë banorët.

Situata në zonën e Unazës së Re rëndohet akoma më shumë në periudhën e verës për shkak të temperaturave të larta. Banorët shprehen se kanë kërkuar nga ndërmarrja e ujësjellësit vendosjen e tubacioneve dhe lidhjen e kontratave por nuk kanë gjetur zgjidhje.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›