Pogradec, shtypaksidentalisht me makinëtë birin 1 vjec
POGRADEC- Një 38 vjeçar në Pogradec ka shtypur aksidentalisht fëmijën e tij 1 vjeçar me automjetin e tij.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë së rrethit të Pogradecit, ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Proptisht, kur shtetasi Flamur Kllogjeri, 38 vjeç, lindur dhe banues në këtë fshat, ka aksidentuar për vdekje me automjet djalin e tij një vjeçar, H.K, pa e parë që ai ndodhej pas tij.
Autori i aksidentit, edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike, ka dhënë shpjegime para policisë për shkaqet e këtij aksidenti.
Policia, pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendngjarje, ka vendosur ndjekjen në gjendje të lirë të autorit të kësaj ngjarjeje për vepren penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
(e.n/ata/BalkanWeb)