E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, babai plagos me thikë djalin

POGRADEC-Një skenë krimi brenda familjes është zhvilluar pasditen e së dielës në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Policia bën të ditur se babai Guri Xhukellari ka plagosur me thikë djalin, Geni Xhukellari, 26 vjec.
Ngjarja është zhvilluar pas një zënke të castit në banesën e tyre.

Mësohet se të pranishëm ishin dhe familjarë të tjerë të familjes Xhukellari. 26-vjecari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka arrestuar babain, ndërsa po heton të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›