E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac, një polic përplaset nga makina, autori e braktis në rrugë

LAC-Një polic është aksidentuar për vdekje ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së dielës në rrugën lidhëse autostradë-Laç, në vendin e quajtur Fshat-Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet benz me targë LA 7399 A, në pronesi të shtetasit Esat Cakoni, 45-vjec, banues ne Laç.
Policia bën të ditur se Cakoni pasi ka aksidentuar policin Gjovalin Tusha 33-vjec banues në Gorre-Kurbin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Tusha është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ka humbur jetën nje ore me pas në duar te mjekeve.

Policia shprehet se po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

(da.bo/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Aksidentohet makina e eskortës së Kryeministrit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›