E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pogradec, çmimi i druve i papërballueshem për pensionistët

Teksa dimri ka nisur tashmë krhahas shqetësimeve që ka krijuar pandemia, për banorët e qytetit të Pogradecit një tjetër dhimbje koke është edhe sigurimi i lëndës drusore për ngrohje. Përgjatë viteve të fundit cmimi i tyre ka pësuar rritje graduale dhe prej disa 3 vitesh ka mbetur në niveli 38-40 metër katror. Referuar faktit se shumë familje jetojnë me përkrahje sociale apo pensione një cmim i tillë është tepër i lartë. Për pasojë viteve të fundit njerzit blejnë gjithmonë e më pak. Sajmir Shaqollari i cili tregëton dru tregon për RTSH Korçen së më parë njerzit blinin nga 5-10 m tashmë fillon nga gjysëm metri deri në dy apo tre.

Tepër e vështirë situata është për pensionistët në këtë periudhë. Nexhi Shkullakun pensionist e gjejmë ne fushën e druve, ai ka marrë vetëm 1 metër dhe ato po i can vetë pasi nuk i leverdis të marrë puntor. Sipas tij cmimi është tepër i shtrenjtë.

Rënia e blerjeve apo cmimi i papërballueshëm nuk prek vetëm tregëtarët apo konsumatorët, ata që po e ndjejnë mjaf këtë janë edhe dru carësit. Kastrioti mban familjen me këtë punë, por se tashmë ka ditë që shkon edhe pa para në shtëpi.

Në qarkun e Korcës shumica e familjeve ngrohen me dru, por për shkak të cmimit dhe perudhës që zgjat dimrit po orientohen drejt energjisë por edhe kjo është luks më vete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›