E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banorët e Dropullit të sipërm protestë për mungesën e transportit publik

Banorët e fshatrave të thellë malorë të Dropullit të sipërm janë grumbulluar sërish në qendër të fshatit Vrisera për të adresuar shqetësimin e tyre në lidhje me transportin publik. 

Linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra, duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër – Dropull.

Banorët shprehen se nëse situata nuk ndryshon brenda 15 ditëve ata do të bllokojnë rrugën nacionale në hyrje të Pikës Kufitare të Kakavijës dhe do të bojkotojnë zgjedhjet. 

500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me problematika shqetësuese. Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›