Pogradec, dhunonte seksualisht prej 1 viti të miturën, prangoset 25 vjeçari

Stavri Thana kishte qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale
Kryente vepra të turpshme me minorenen, përfundon në pranga një i ri nga Pogradeci. Ngjarja shokuese është zbuluar nga mësuesit e një shkolle 9-vjeçare në qytetin buzë liqenit të Ohrit, teksa ka qenë vetë drejtori i shkollës, i cili ka kërkuar dhe ndihmën e policisë lokale. 25- vjeçari Stavri Thana, banor i lagjes 4 në Pogradec është i prangosuri nën akuzën e veprave të turpshme me një vajzë 11-vjeçare, nxënëse në klasën e pestë. E mitura, banore e lagjes 4 në të njëjtin qytet banonte për një rastësi fatale në të njëjtin pallat me Thanën, ndërkohë që ky i fundit prej më shumë se një viti ngacmonte rregullisht vajzën, madje dhe e kërcënonte atë nëse do tiu tregonte familjarëve të saj. Ka qenë vetë 11-vjeçarja me inicialet I. M., e cila ka treguar për këto ngacmime të vazhdueshme shoqes së vet të klasës. Ndërsa kjo e fundit, tejet e alarmuar i ka rrëfyer gjithçka mësueses kujdestare, derisa problemi ka mbërritur dhe tek drejtori i shkollës. Ky fundit i tronditur për këtë ngjarje të pazakontë me një nga nxënëset e tij ka njoftuar policinë e komisariatit të Pogradecit, por njëherësh dhe prindërit e vogëlushes, duke u konsultuar me këta të fundit për atë se çfarë i kishte ndodhur fëmijës së tyre. E mitura ka treguar se 25-vjeçari e merrte në shtëpinë e tij gjatë kohës që nuk kishte njeri dhe kryente me të vepra të turpshme në mënyrë sistematike. Gjithçka ka nisur nga muaji shkurt i vitit të kaluar, kur Stavri Thana e ka futur gati me forcë në apartamentin e tij, duke e mashtruar 11- vjeçaren teksa ajo dilte nga shtëpia. Këtu ka nisur dhe historia shokante, ndërkohë që veprime të njëjta janë kryer rregullisht nga ana e të arrestuarit të policisë me një akuzë të rëndë. Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së premte ka mbërritur në polici dhe denoncimi i vajzës, i shoqëruar natyrisht edhe nga prindërit e saj por dhe nga mësuesit. Me lot në sy dhe mjaft e traumatizuar, nxënësja në klasën e pestë ka treguar se si fqinji i saj i rritur e merrte në shtëpi dhe e zhvishte duke e ngacmuar seksualisht. Pas kontrollit që mjekët e spitalit të Pogradecit kanë kryer me vajzën, rezulton se abuzuesi i saj nuk ka kryer marrëdhënie intime, por ka abuzuar në forma të ndryshme me të miturën. Pas denoncimit, policia lokale e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e Thanës, i cili në ato momente ndodhej në shtëpinë e tij. I riu fillimisht ka tentuar ta mohojë këtë marrëdhënie, por vetëm pas pak orësh ka rrëfyer se si ngacmonte vogëlushen, duke pohuar se ishte penduar nga ajo që kishte realizuar në mënyrën më perverse të mundshme për gati një vit me radhë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, i arrestuari i saj ka qenë edhe më parë i dënuar për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur. Ngacmimi i fundit që ai ka bërë ndaj fqinjës së pallatit ka qenë në fund të muajit mars, ndërsa 11- vjeçarja nuk po i bindej më dhe ishte duke mos u përballur me të, duke qëndruar e mbyllur në shtëpi pasi mbaronte shkollën.
Last Updated on Sunday, 19 April 2009 09:26