Mungesa e investimeve nga Albetelekom shfrytëzohet si tregti nga matrapazët me telefona fiks

Kabinat publike zëvendësohen nga telefonat familjarë
Duke shfrytëzuar një numër telefoni fiks të Kompanisë Albtelekom, tregtarë të paligjshëm, bëjnë pazar nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u shitur qytetarëve impulset për bisedat telefonike, 10 apo 15 fish më shumë sesa vlera reale. Një tjetër shkak që çon në këtë lloj tregtie, është edhe mungesa ose dalja jashtë funksioni i kabinave telefonike në shërbim të qytetarëve.Kështu, në vendet e populluara, kryqëzime rrugësh dhe pranë institucioneve, ku domosdoshmërisht duhet të ekzistojnë dhe të funksionojnë kabina telefonike publike, janë vendosur matrapazët me telefona fiks familjarë duke kryer funksionin e kabinave publike. Kështu, me shërbimin që u ofron kompania Albtelekom qytetarëve, nga këta të fundit bëhet një tregti e dytë duke e shitur sërish këtë shërbim me shumëfishin e çmimit.Përveç listës së shërbimeve ligjore që Kompania Albtelekom u ka mohuar qytetarëve, siç janë mungesa e informim për koston dhe kohëzgjatjen e bisedave telefonike, mungesa e kartave dhe kabinave telefonike, leton e analitike të thirrjeve, kodin ( * 3.9 # ), etj. etj., qytetarët përjetojnë edhe zhvatjen e matrapazëve në rrugë. Filozofia e abuzimit është e thjeshtë. Çdo person që disponon një numër telefoni fiks, kur ti doje qejfi, merr një tavolinë dhe ushtron aktivitetin tregtar pa vështirësi, duke rrjepur qytetarët dhe duke shfrytëzuar mungesën e kabinave publike. Megjithatë, qytetarët ankohen për koston e lartë dhe të pakontrolluar të bisedave telefonike që kryejnë tek këto tregtarë, madje shprehen se janë të detyruar të përballen me këtë situatë të papranueshme, pasi mungojnë kabinat publike dhe kartat telefonike. Përgjithësisht, një bisedë telefonike nëpërmjet telefonave fiks në rrugë, qoftë ajo edhe me kohëzgjatje prej 3 sekondash, kushton 70-100 lekë, sidomos drejt numrave celular. Mua dhe kujtdo qytetarë tjetër, jo gjithmonë na ndodhen kredit në celular, kështu, disa herë në javë përballemi me tregtarët e telefonave fiks në rrugë si rruga e vetme për të kryer telefonatën e planifikuar. Koston e telefonatës e kontrollon vetëm tregtari, natyrisht që ajo është tepër e shtrenjtë dhe na rëndon tepër ekonomikisht. E njëjta situatë ekziston edhe kur kabinat publike funksionojnë, pasi pranë tyre qëndrojnë serish tregtarë që shesin kartat telefonike me çmime disa fish më të larta, u shpreh për gazetën SOT, Dorina Kola, studente në Tiranë. Këto matrapazë të shërbimit telefonik fiks, kanë zaptuar të gjitha rrugët, kryqëzimet e rëndësishme, institucionet publike të kryeqytetit. Ata vëzhgohen lehtësisht nga çdo qytetarë, tek ushtrojnë tregtinë e paligje, pranë fakultete, pranë gjimnazeve në kryeqytet, rreth QSUT-s etj. Ky biznes me bisedat telefonike duke shfrytëzuar një numër fiks, përveçse nuk është i licencuar, pra nuk paguan taksa dhe aktiviteti zhvillohet në kundërshtim me interesat e Kompanisë Albtelekom, shkel disa nene të ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe grabit hapur qytetarët. Megjithatë, më shqetësues mbetet i mosndërhyrjes për të përmirësuar situatën, nga ana e Kompanisë Albtelekom dhe Bashkisë së Tiranës. Së pari, Kompania Albtelekom ka përgjegjësinë ligjore të padisë dhe të eliminojë këta tregtarë të paligjshëm dhe tu ofrojë qytetarëve një shërbim telefonik të kontrolluar. Gjithsesi, kjo është performanca e shërbimit që Albtelekom u afron qytetrave, duke i rrënuar ekonomikisht për ditë e më shumë.
Matrapazët me telefona fiks në vend të kabinave publike
Shërbimi i Kompanisë Albtelekom nëpërmjet vendosjes së kabinave telefonike publike në rrugë dhe pranë institucione të kryeqytetit, është zëvendësuar nga shërbimi i disa matrapazëve. Meqë disponojnë një numër telefoni fiks familjarë të marrë nga vetë kompania, u ofrojnë shërbim telefonik publik qytetarëve me tarifa sipas gjendjes shpirtërore dhe situatës. Ndërkaq, dhe pse qytetarët janë ankuar për kosto absurde dhe rrënues të këtyre bisedave, Kompani Albtelekom, qeveria dhe bashkia e kanë legalizuar këtë lloj aktiviteti tregtarë.
Last Updated on Sunday, 19 April 2009 09:25