Topi u kërkon forcave politike qëndrim të përbashkët për kartat

Presidenti vlerëson të rëndësishëm angazhimin e aktorëve politikë në zgjedhje
Presidenti Bamir Topi i ka bërë apel politikës që të ketë një qëndrim për çështjen e letërnjoftimeve elektronike, duke lënë pas konfliktet. Sipas kreut të shtetit, në këtë situatë ka vend për angazhim, për preokupim, por jo për pesimizëm. Duke u kërkuar forcave politike kontributin në të mirë të këtij procesi, ai e vlerësoi përmbylljen e këtij procesi si garanci për zgjedhjet demokratike. Unë besoj që ka vend për angazhim, për preokupim, por nuk besoj që ka vend për pesimizëm. Një thirrje për partitë politike. Të gjithë duhet të sintonizohen në shqetësimin, të gjithë të kenë një zë, të gjithë tu bëjnë thirrje përkrahësve të tyre, asaj pjese të popullsisë, që mund të jetë indiferente ndaj partive politike, tu bëjnë thirrje që të shkojnë të aplikojnë dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë që zgjedhjet e 28 qershorit të jenë një ditë feste për Shqipërinë për demokracinë, ka theksuar Topi. Gjatë këtij prononcimi, kreu i shtetit shfrytëzoi rastin për tu bërë apel qytetarëve të nxitojnë për aplikimin e kartave të identitetit, në mënyrë që më 28 qershor, të jenë të gatshëm të bëjnë zgjedhjen e tyre pa asnjë pengesë. Unë jo vetëm me cilësinë e pozicionit që kam, por edhe në të kaluarën, kur kam qenë në një pozicion që më duhej të dialogoja, asnjëherë nuk hiqja dorë nga angazhimi i të gjithëve për të përmbyllur me sukses atë që konsiderohet më e rëndësishme për demokracinë shqiptare, zgjedhjet politike të 28 qershorit, ka deklaruar ai, duke sqaruar se aplikimi nuk është thjesht në funksion të zgjedhjeve, por për shumë, për shumë aksese në administratë e mbi të gjitha për të respektuar vetveten, ndërkohë që ka shtuar se secili duhet të identifikohet. Këtë deklaratë, Topi e ka dhënë një ditë pasi kreu i opozitës Edi Rama kërkoi tryezë për të gjetur zgjidhjen e çështjes së kartave. Lidhur me mundësinë për thirrjen nga President i Republikës të një tryeze të partive politike, ai ka deklaruar se ende partitë politike, administrata duhet të gjejnë angazhimin. Besoj që është angazhimi, për të ardhur pastaj padiskutim në një kohezion të të gjithë forcave politike. Besoj që të gjithë kanë mundësinë, shansin që të angazhohen dhe të prononcohen. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë një politikan, të prononcohet në funksion të asaj që është e rëndësishme, vijoi Topi. Kjo ndërhyrje e presidentit të Shqipërisë vjen në një kohë, kur opozita ka braktisur parlamentin, duke kërkuar karta falas, ose siç e quan ajo: heqjen e taksës së votës. Ndërsa nga ana tjetër, mazhoranca qeverisëse ka bërë të qartë se vendimi për uljen në 200 lekë të çmimit të kartave për disa kategori dhe dhënia falas për disa të tjera, është vendimi i fundit i qeverisë, dhe sipas saj opozita po shkakton tensione të panevojshme në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Kartat, mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës
Deklarata e presidentit Topi vjen në një moment, kur në arenën politike debati për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike, është mollë sherri mes kundërshtarëve politikë. Nga ana e saj, partia Demokratike e quan zhurmën për kartat, tymnajë të opozitës. Sipas PD, kanë qenë deputet e selisë rozë ata që kanë bojkotuar mbledhjet e komisionit të monitorimit parazgjedhor, duke i mohuar institucioneve përgjegjëse dhënien e informacionit realisht të saktë për ecurinë e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit. Demokratët e quajnë zhurmën për dokumentet e votimit një tentativë për tiu shmangur komisionit hetimor parlamentar për kryebashkiakun e Tiranës. Deputeti demokrat, Tritan Shehu gjatë një prononcimi për mediat ka theksuar se qëllimi i opozitës nuk është të përmirësojë procesin e shpërndarjes së kartave, por është diku tjetër, që sipas tij lidhet me bllokimin e Parlamentit, me krijimin e tensioneve në vend në mënyrë artificiale për gjëra që kanë marr zgjidhje. Ndërsa nga ana e socialistëve, veprimi më i fundit në vijim të shqetësimeve për procesin e letërnjoftimeve, ka qenë letra që Edi Rama i ka dërguar kryeministrit të vendit, Sali Berishës, nëpërmjet të cilës i kërkon këtij të fundit uljen e taksës që qeveria ka vendosur për kartat. Sipas tij, kjo taksë është jo vetëm arbitrare, por shkon kundër parimeve të shenjta të lirisë dhe cenon të drejtën themelore të njerëzve për të zgjedhur.