E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Libi, Rama: Barbari kundër qytetërimit demokratik

Numri një i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Konsullatës Amerikane në Bengazi. Në një deklaratë për mediat Rama thekson se sulmi ndaj Konsullatës Amerikane në Bengazi dhe humbja e jetës së katër qytetarëve amerikanë, ndër të cilët dhe Ambasadori Amerikan në Libi, ka tronditur rëndë jo vetëm çdo amerikan, por edhe çdo mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

“Ky sulm ishte një barbari kundër qytetërimit demokratik, shpërthim i një vizioni obskurantist i cili si alternativë ndaj lirisë, drejtësisë e demokracisë ofron dhunën e verbër, urrejtjen e marrjen e jetëve të pafajshme. Në këto momente të dhimbshme dëshiroj t`Ju shpreh miqve e partnerëve tanë amerikanë, por edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet tona më të sinqerta” shprehet Kreu i PS-së.
 

Më tej Rama shpreh solidaritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar krah tyre në çdo fushëbetejë kundër errësirës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›