E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Durrësit, specialistët: I ndotur në 7 pika

Specialistët theksojne se shkak per kete eshte bere derdhja e ujërave të zeza. "Të instalohen impiante për përpunimin e tyre". Më keq, Currilat, Ura e Dajlanit, Adriatiku, Teuta e Golemi 

DURRES-Plazhi i Durrësit, i cili renditet si një ndër plazhet kryesore të vendit tonë, kryeson edhe listën për ndotjen më të madhe. Kanalizimet e ujërave të zeza të ndërtimeve që ndodhen përreth derdhen në të gjithë bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, duke bërë që ujërat jo vetëm të mos pastrohen, por ndotja të shtohet. Specialisti i sektorit të monitorimit në Agjencinë rajonale të Mjedisit, Altin Elezi, thekson per Gazeta Shqiptare se pikërisht për këta faktorë, këto plazhe rezultojnë me ndotje bakteriale të qëndrueshme prej vitesh. 
"Janë pikërisht këto pika, ku ndotja është më e madhe dhe pushuesit duhet të kenë parasysh kur vendosin të shkojnë në plazh. Kjo, për faktin se pikërisht në këto pika përfundojnë ujërat e zeza të ndërtimeve që janë përreth. Nga matjet që bëhen çdo vit, ka rezultuar se këto plazhe kanë një ndotje bakteriale të qëndrueshme nga viti në vit", - ka shpjeguar Elezi. Specialistët vlerësojnë se e vetmja zgjidhje mbetet instalimi i impianteve për përpunimin e ujërave të zeza në pikat e ndotjes, gjë e cila nuk është bërë deri më sot.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›