Pogradec, kamioni përplas furgonin, plagosen 4 persona

Diten e sotme ne aksin rrugor Qafe-Thane Pogradec, mjeti tip kamion me targa AA 104 CR me drejtues shtetasin Dhimitraq Bitri 53 vjec banues ne fshatin Osnat-Pogradec, ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me mjetin fugon me targa TR 7714 R te drejtuar nga shtetasi Sh.Sinani 26 vjec banues ne fshatin Sllabinje-Pogradec, ku per pasoje jane demtuar 4(kater) pasagjeret:
- Sh.A 47 vjece, banuese ne Pogradec.
- R.K 52 vjece, banuese ne Pogradec.
- Xh.I 52 vjece, banuese ne fshatin Sllabinje-Pogradec.
- K.L 40 vjece, banuese ne fshatin Proptisht-Pogradec.
Sipas policisë së Pogradecit te demtuarit ndodhen ne spitalin rajonal, jashte rrezikut per jeten, nderkohe shtetasi Dhimitraq Bitri është arrestuar per vepren penale te "Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" . Materialet hetimore do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per ndjekje te metejshme.