Aksidentoi kalimtaren, në pranga 17 vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Anis.Ç 17 vjec, banues ne fshatin Bucimas-Pogradec, i cili paraditen e sotme, duke udhetuar me motomjetin e tij "Honda" pa targa, ne fshatin Bucimas, ka aksidentuar shtetasen me iniciale Xh.H 11 vjece.
Autori pas aksidentit eshte larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhene ndihmen e nevojshme 11 vjecares, por si rezultat i masave te shpejta te marra nga ana e uniformave blu, është bërë e mundur kapja e tij dhe me pas arrestimi per veprat penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor", "Largim nga vendi i ngjarjes" , "Drejtim i mjetit pa leje drejtimi" dhe "Mosdhenie ndihme per jetese".
Ndërkaq 11 vjecarja ndodhet ne gjendje te mire shendetesore dhe nderkohe materialet hetimore do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per ndjekje te metejshme.