Pogradec, kapet me makinë të vjedhur futbollisti Dinamos, Sabino Plaku

Plaku e kishte blerë automjetin, procedohet në liri
Policia e juglindjes kap me makinë luksoze të vjedhur, një futbollist kryeqytetas. I riu për disa orë është shoqëruar deri sa janë sqaruar rrethanat e pronësisë së mjetit. Ndërsa është lënë i lirë për t u ndjekur penalisht deri në zbardhjen e rrethanave të plotë të ardhjes së mjetit nga Italia në drejtim të Shqipërisë etj. Ngjarja duket se ka qenë shokante për futbollistin, ndërkohë që hetimet e policisë kanë nisur me intensitet për të zbuluar rrjetin e poseduesve të mjeteve të vjedhura në Evropë dhe shitjen e tyre nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara në tregun shqiptar. Futbollisti i njohur i Dinamos, Sabino Plaku është futbollisti që është kapur një ditë më parë në Qafë-Thanë me makinë të vjedhur BMW në pronësi të Plakut e cila vetëm në pak sekonda ka rezultuar e vjedhur, ndërkohë që ndaj të riut ka nisur dhe procedimi penal për trafikim të mjeteve motorike. Nga burime të policisë së juglindjes mësohet që futbollisti ka qenë në shtetin fqinj Maqedoni ndërsa është kthyer në atdhe nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës gjatë mbasdites së kaluar andej dhe nga ka dalë. Por duket se kthimi ka qenë i mbushur me probleme për futbollistin 24 vjeçar i cili është shoqëruar nga policia pasi sistemi kompjuterik i policisë ka zbuluar se automjeti me targa të huaja CV 452 YM i cili ishte në pronësi të Plakut ka rezultuar i vjedhur në shtetin fqinj italian. Futbollisti i cili ka rënë në kurthin e trafikantëve të mjeteve luksoze në Shqipëri është përpjekur të sqarojë edhe nëpërmjet një deponimi të gjatë dhe të hollësishëm për uniformat blu se e kishte blerë mjetin pak kohë më parë, ndërsa ka dhënë të gjitha detajet se kujt shtetasi ia kishte blerë duke i vënë në dispozicion policisë të gjithë dokumentacionin shoqërues të mjetit. Madje ai ka mbetur më i befasuar nga lajmi i keq që i ka dhënë policia se mjeti që ai posedonte ishte i vjedhur, ndërsa shuma që ka pagur për ta pasur atë ka qenë mjaft e konsiderueshme. Më pas sulmuesi i Dinamos ka nisur tiu shpjegojë bluve në pikën kufitare të Qafë-Thanës se ishte futbollit dhe duhej ta linin të lire pasi nuk kishte investuar për një mjet të vjedhur, por gjithsesi ai nuk i është shmangur procedimit penal ndaj tij. Pas shoqërimit deri në verifikimin e të dhënave të mjetit policia ka lënë të lirë futbollistin, ndërsa ai do të ndiqet në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike. Mjeti tip BMW i Plakut ishte prodhim i vitit 2007, ndërsa ai ka shpjeguar se e ka blerë atë në Shqipëri duke dhënë dhe identitetin e njeriut që ia ka shitur mjetin luksoz të vjedhur në shtetin italian. Kanë qenë të dhënat e Interpol Tiranës për mjetin që kanë vënë në vështirësi futbollistin e njërit prej ekipeve të njohura të Tiranës, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar ai është lënë i lirë, ndërsa mjeti është sekuestruar nga policia dhe pritet pas përfundimit të procedurave të rikthehet në Itali për tiu dorëzuar pronarit të tij të vërtetë.