E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sportelet e kufizuara, radhë të gjata për aplikimin e kartave të identitetit

Qytetarët presin prej ditësh pranë zyrave për të aplikuar për letërnjoftimet
Sportelet e kufizuar dhe shpeshherë mungesa e punonjësve të to, ka bërë që qytetarët të grumbullohen sërish në radhë të gjata para zyrave të aplikimit për tu pajisur më letërnjoftimet e reja elektronike. Procesi i aplikimit me kartat e identitetit, po krijon shqetësime të shumta tek qytetarët, sepse ato duhet të qëndrojnë disa orë në radhë para zyrave përkatëse, në mënyrë që të tërheqin kuponin e aplikimit. Në zyrat e aplikimit të Njësisë Bashkiake Nr. 1 dhe 2, ndonëse janë vendosur 3 sportele në shërbim të qytetarëve, aktualisht po operohet më dy sportele. Në këto zyra të kryeqytetit, janë vendosur pak sportele në shërbim, të cilat e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e qytetarëve të interesuar, jo vetëm nga numri i madh i aplikuesve, por edhe nga vetë natyra ndërlikuar dhe e gjatë e procedurës së aplikimit. Përveç numrit të kufizuar të sporteleve, në krijimin e radhëve të gjata për tu pajisur me kartat elektronike, po ndikon edhe nisja e procesit për pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike. Ndonëse procesi i aplikimit për pasaporta biometrike nuk ka vazhduar për arsye teknike, interesimi i qytetarëve ka qenë i madh, gjë e cila ka krijuar një kaos të madh para zyrave të aplikimit në kryeqytet. Edhe në qendrat e aplikimit të Njësisë Bashkiake Nr. 9, 3, 4 dhe 6, që në orët e para të mëngjesit janë konstatuar radhë të gjata të qytetarëve, të cilët duan të aplikojnë. E njëjta gjendje paraqitet edhe në provincat e kryeqytetit,  sidomos në Kamëz dhe Bathore, ku përveç të interesuarve për karta të identitetit, radhëve të gjata para sporteleve të bashkisë, u janë shtuar edhe aplikuesit për tu pajisur me pasaporta biometrike. Ndërkaq, qytetarët e kësaj zone, të cilët kanë aplikuar që në muajin janar për tu pajisur me letërnjoftimet e reja, nuk i kanë tërhequr ende ato, pasi zyrat e pajisjes kanë probleme të shumta teknike në këtë proces. Kështu, ata persona, të cilët në emrin mbiemrin, rrethin apo atësinë, kanë të përfshirë germën ç dhe ë, dhe pse kanë aplikuar që në janar, nuk janë pajisur ende me kartën e identitetit, sepse kompjuteri nuk i njeh këto dy germa. Meqenëse me origjinë jam nga Korça, dhe emri i rrethit tim ka në përmbajtjen fonemore të tij germën ç, nuk më ka dalë ende karta elektronike. Kam aplikuar që në fund të janarit dhe jam interesuar disa herë, por punonjësit e zyrave të aplikimit më kanë thënë se njëherë për njëherë, në formatin e dokumentit nuk del germa ç. Kështu, më duhet të pres, ose ta të pranoj që shkronje ç të bëhet c, u shreh për gazetën :SOT, Alma Shukulli, banore në rrethin e Kamzës. Problemi teknik i mosnjohjen së dy gemave në fjalë në formatin e dokumentit të ri, po shkakton anomali dhe një ngërç në procesin e pajisjes me letërnjoftimet e reja në këto dy zona tepër të populluara.  Megjithatë, radhë të gjata dhe nervozizëm janë shënuar edhe pranë zyrave të pajisjes me karta të identitetit në kryeqytet, ku qytetarët që kanë aplikuar prej kohësh nuk i kanë marrë ende kartat, ndërkohë që presin çdo ditë në radhë për ti tërhequr.  
Ndërkaq, shumë qytetarë shprehen se nxitojnë të aplikojnë për tu pajisur me këto dokumente dhe torturohen në radhë duke humbur edhe ditët e punës, ngaqë janë të trembur edhe prej sanksioneve shtrënguese të deklaruara nga qeveria dhe Ministria e Brendshme, për të gjithë ata qytetarë që do ti shmangen aplikimit deri me datë 30. 03. 2009. Siç duket nda ritmi i ngadaltë i procesit, me sanksionet e deklaruara do të përballen jo për faj të tyre, studentët, pensionistët dhe shtresat në nevojë.  
Problemet teknike në procesin e pajisjes
Përveç numrit të kufizuar të sporteleve të aplikimit, mungesës së punonjësve dhe shtimit të qytetarëve për tu pajisur me pasaporta biometrike tash së fundmi, në ritmin e ngadaltë të procesit për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, po ndikojnë edhe disa probleme teknike që e kanë karakterizuar këtë proces. Siç janë, në disa raste, mungesa e kuponëve, problemi i germave, prodhimi i pakët, jo cilësor dhe tejet i ngadaltë i kartave nga firma, e cila i ka marrë përsipër pajisjen e shtetasve Shqiptarë me letërnjoftimet e reja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›