Zgjedhjet më 28 Qershor, i gjithë pushteti i sovjetëve & Pay for Play!!!
Nga Besi BEKTESHI
Kësaj radhe me gjithë mend, që ka alternativa të jashtëzakonshme për të zgjedhur në ditën kur sovrani thirret për të vendosur se kush do ta qeverisë atë. Term i bukur sovrani për popullin!!!? Jo, se po të thuash sovrani për një mbret, edhe beson njeriu se ai ka diçka në dorë, por sovrani për popullin është diçka tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Nejse, çështje gustoje, mentaliteti dhe për më tepër pasioni që vetë populli ka për të qenë me tituj dhe grada, të cilat huazohen nga një terminologji që dikur ka pasur kuptim edhe pse shpesh herë negativ në veprimtarinë e sovranit të vërtetë, dhe që sot ngjizet e pjell modele të përfaqësimit politik që rezultojnë po aq të çnjerzishëm sa sovrani individ e trashëgimtar në krye të vendit. Patjetër që vlen thënia se demokracia është sistem jo i përkryer, por është më i miri i shpikur deri më tani. Sepse të tjerat kanë vërtetuar se vrasin dhe robërojnë pa kufi. Sovrani shqiptar ka folur shpesh këto 18 vite dhe mbahen mend nja dy herë që i ka shkuar fjala në vend pa u kontestuar dhe besoj se përveç vitit 1992 dhe ndonjë here tjetër gjithmonë zgjedhja e sovranit është para dhe mbrapa gjykuar, sipas rastit. Pra, sa para bën se ai ka folur kur nuk e ka dëgjuar apo janë zënë nga që e folura e tij është paragjykuar me anën e sistemit të kryerjes së zgjedhjeve me hajdutëri dhe mashtrime tipike të modelit tonë!!? Megjithatë ja ku jemi pak muaj përpara 28 Qershorit, dhe politika do të thërrasë sovranin për të dhënë verdiktin e tij, se kush do të drejtojë vendin për katër vitet në vazhdim dhe kush do të jenë përfaqësuesit e tij. Në fakt përfaqësuesit e tij është fjalë e madhe, por kush do të jetë lista, që partia do ti servirë gjithmonë sovranit për të votuar. Kësaj radhe sovrani popull është më lart në zgjedhjet e tij politike, sepse ka dy komponentë të rëndësishëm ku lëviz e gjithë politika shqiptare. Momenti i parë ku do ti, duhet të zgjedhë sovranit është ai edhe pse mbas afro 100 viteve do të ballafaqohet me i gjithë pushteti sovjetëve. Po pse kjo dhe a është fantazmagori politike? Jo, nuk është krejtësisht. Sepse kemi dy palët në pushtet dhe me pushtete të mëdha. Këtu nuk është e keqa e madhe e atij që ka pushtetin politik dhe qeverisjen, sepse kjo është brenda natyrales në politikë dhe dihet konsumi që ka. Por problemi është te opozita. Sot opozita shqiptare me anën e Ramës ka pushtetin në Tiranë që është pothuaj baraz me Shqipërinë në mos më shumë, për nga disa elementë në investime, apalte, leje ndërtimi dhe pasje në dorë në zhvillim. Pra, nëqoftëse do të mund të krahasonim me ndonjë shtet tjetër afër nesh si bie fjala Greqia që ka Athinën (e stërmadhe si qytet) kryeqytet, atëherë i bie që të dilnin përballë Kryeministri aktual me Kryebashkiakun po aktual që janë pesha të rënda pushteti. Lojë demokracie edhe kjo!! Ka një shembull edhe pse jo shumë koherent që ngjason diçka me ne. Në Itali, Valter Veltroni padyshim një ish- Kryebashkiak i Romës bëhet (mbas këtij posti e jo gjatë) lideri i së majtës italiane dhe humbet një palë zgjedhje lokale dhe menjëherë në sajë të integritetit të tij moral, largohet nga pikërisht drejtimi i së majtës italiane.
Normalisht ai kishte edhe konsumin e Kryebashkiakut edhe pse kishte qenë një Kryebashkiak i mirë. Po pse i gjithë pushteti i sovjetëve. Po sepse, si PD- ja dhe PS- ja, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh si për nga pushtetet që kanë dhe për nga lidershipi i fuqishëm që kanë mbi krye. Një opozitë në botën normale nuk ka pushtet qëndror dhe patjetër lideri është një opozitar i zhveshur nga pushteti, sepse kërkon normalisht të jetë një i papushtetshëm në qeverisje, në lidhje me alternativën që do të sjellë në pushtet nesër. Po në Shqipëri kush nuk e di se Rama është pothuaj njësoj i pushtetshëm sa Berisha, për nga kontrollet dhe akseset që ka në pushtetet mediatike, infrastrukturore në investim, kontroll institucionesh etj., etj? Pastaj nuk janë vetëm vitet që Rama është një Kryebashkiak që drejton një të tretën pjesë dhe më cilësore të Shqipërisë, por ka qenë edhe ministër, pak më përpara kësaj detyre. I gjithë pushteti i sovjetëve edhe pse si PD dhe PS, nuk kanë asnjë ndryshim për qëndrimin për pronën dhe sidomos për demokracinë e brendshme të tyre. Janë të dyja 7501 dhe të dyja flet njeri dhe dëgjojnë e duartrokasin të tjerët. E çfarë dallimi kanë nga sovjetët?? Po kanë një dallim se në 97- tën njëra mbante pushtetin me forcë dhe tjetra e merrte me forcë atë... që është po e njëjta gjë dhe që afrohet shumë me sovjetët. Aaaa...! Por tani kanë dhe një modifikim tjetër dhe që i afron me botën perëndimore. Ato kanë edhe modelin Pay for Play që amerikanët kanë dhe praktikuar, por edhe denoncuar. Paguaj për të Luajtur ka rastin e fundit në Ilinois. Historia e ish- guvernatorit të këtij shteti është tepër interesante. Rod Blagojevich (serb në origjinë, sepse ky shtet ka shumë) si guvernator pranon të akordohet me Jesse Jackson JR, që ky i fundit të nxirrte fonde ose kontribute (rreth 2 milion dollarë) për fushatën e re të rizgjedhjes së guvernatorit, me qëllimin që Jackso- ni i ri të zgjidhej senator, jo në senatin e Illinois- it, por në atë të Amerikës. Natyrisht si senator do të kishte aksese të fondeve të tjera dhe plas skandali ku dalin të gjithë të përlyer në të tilla ryshfete të natyrave tepër të sofistikuara dhe institucionale, por që nga përgjimet doli se Jacson kishte qenë edhe një informator i FBI-së. Blagojevich, jo vetëm që nuk zgjidhet, por edhe shkarkohet nga senati i Ilinois- it dhe korrupsioni merr trajtat e Pay for Play. Okay, si kundër thonë amerikanët!! Çfarë bëhet këtu te ne?
Deri afër 28 Qershorit po luhet Paguaj për të Luajtur dhe kjo shihet jo vetëm që askush nuk di se si sa janë, ku janë dhe kush i ka fondet e partive, por për më tepër nuk dihen njerëzit që do të luajnë, sepse është çdo gjë deri në minutat e fundit underground.
Përveç kandidaturave që janë biznesmenë dhe afaristë apo booss- së mediatikë, tani është edhe koha për të paguar listën e partisë. Kanë dalë sekserët në të dy anët që po bëjnë mbledhjen e fondeve për fushatën e ardhshme. Si kanë dalë? Po ja, sa më lart në renditjen e listës aq më shumë euro (nuk flitet me lekë) për tu paguar. Janë disa tendera dhe leje ndërtimi apo edhe investime që janë në qendër të vëmendjes për të bërë edhe listën e partisë. I ka zënë halli i madh ato sipër, me prurjet nga poshtë. Imagjinoni kur dalin sharlatanë, sekserë të njerëzve me pushtet dhe duke i turpëruar nganjëherë edhe ato sipër, (sepse flasin edhe hapur dhe me emra dhe mbiemra) dhe kanë vendosur shifra të llahtarshme për vendin e 11- të apo 13-të në listë. Jemi edhe në kohë krize dhe kuptohet qartë se nuk ka dritë në fund të tunelit pa mbështetjen e madhe të politikës. Jo nuk është fantazi, por një realitet që po preket dhe do të preket shumë më tepër në ditët që do të vijnë. Kuptohet se asgjë nuk shkon në xhepat e liderit, sepse ato euro janë në shërbim të partisë dhe të fitores së saj dhe kjo është edhe më ngushëlluesja e momentit të madh që po përjetojmë me demokracinë tonë deri në datën 28 Qershor. Megjithëse nuk është tamam kështu, një nga liderët e jashtëzakonshëm gjerman si Kohl është dëmtuar në fund të karrierës së tij nga pikërisht markat që nuk i kishte marrë vetë, por ja kishte adresuar partisë ose CDU- së. Sigurisht, në standardet tona partiake ku partinë e duan akoma më shumë se Kohl- i kuptohet se në cilat xhepa markohen lekët dhe kush i përfiton eurot. Imagjinoni sa jetohet në stilin Pay for Play në vendin tonë, megjithëse i bërë në mënyrë banale edhe në sajë se, askush nuk kontrollon financa partie dhe nuk di se çfarë bilancesh kanë të tilla fabrika të rëndësishme biznesi në Shqipëri. Me ato pare që qarkullojnë në të tilla fushata, vetëm po ti tatonin sa pushtetet qendrore dhe Bashkia e Tiranës taton qytetarët, do të mbaheshin të gjitha pensionet në Shqipëri, dhe së paku një dobësi e pamoralshme e shoqërisë tonë, do të kishte marrë fund. Pra jemi shumë modernë në momentin kur bashkojmë I gjithë pushteti sovjetëve me pay for play, sepse njëkohësisht nuk heqim dorë nga e k