E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, masakrohet nëna e dy fëmijëve

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qyteti, ku gruaja ishte së bashku me autorin e krimit brenda një hoteli.

Policia tha se autori dyshohet të jetë një 60-vjeçar nga fshati Gështenjas. Viktima është Mirela Spahiu, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte e divorcuar. Viktima është goditur për vdekje me armë të ftohtë thikë në pjesën e prapme të kokës në krevatin e hotelit.

Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke iu shpëtuar prangat të policisë. Forcat e rendit kanë nisur aksionin për arrestimin e tij. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-29 09:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›