Pogradec, masakrohet në hotel 35 vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve
POGRADEC- Një 35 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është masakruar për vdekje në një hotel në periferi, në aksin Korçë-Pogradec.
Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia bën të ditur se viktima është Mirela Spahiu, nga fshati Dunica i Pogradecit, e divorcuar dhe me dy fëmijë. Ndërsa është shpallur në kërkim si autor i vrasjes Halim Hykellari, 60- vjec, nga fshati Gështenjas.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se viktima dhe autori kanë qëndruar bashkë në dhomën e hotelit ku dhe ka ndodhur vrasja. Dyshohet se 35 vjecarja është masakruar me çekiç dhe armë të tjera të ftohta. Policia dyshon se krimi mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, pasi Hykellari dyshonte se 35-vjeçarja e tradhëtonte.
(s.g/BalkanWeb)