E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen mbi 3 mijë euro false, tre në pranga

Operacioni është realizuar pas një pune intensive 3 mujore, ku shtetasit e ndaluar ishin përfshirë në falsifikimin e kartëmonedhave.

Në pranga ranë Hysni Sadiku,  57-vjeç, Artur Tahiraj, 46-vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Larisa-Greqi, si dhe Lavderim Rumani, 56-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kapja në flagrancë u realizua në rrugën nacionale Pogradec-Korçë tek Kthesa e Maliqit, ku dhe janë kapur me një sasi prej 3500 eurosh të prerjeve 50-teshe të cilat janë të falsifikuara.

Sasia e parave iu kap shtetasve Hysni Sadiku dhe Artur Tahiraj, të cilët po udhëtonin në drejtim të Korçës. Këta shtetas ne bashkëpunim me njeri-tjetrin shkonin në Tiranë dhe blinin kartëmonedha të prerjeve 50-she euro të falsifikuara të cilat më pas i shpërndanin ne qytetin e Korçës dhe në Greqi.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Hysni Sadiku është gjetur dhe sekuestruar një kartëmonedhe 50-she euro e falsifikuar. Këto kartëmonedha në Tiranë ua siguronte shtetasi Lavdërim Rumani. Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 70 kartëmonedha të prerjeve 50-she euro të falsifikuara, 3 pasaporta shqiptare dhe 3 aparate celulare. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-29 09:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›