E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, mbytet në Liqen një i ri

POGRADEC-Një i ri 23 vjecar është mbytur sot në Liqenin e Ohrit.

Viktima, trupi i të cilit u arrit të gjendej po sot në thëllësi të ujit, quhet Artan Mucollari. 23 vjecari ndodhej në plazh me familjen per te kaluar keto dite te nxehta vere. Mësohet se i riu po notonte në Liqen në castin kur u mbyt. Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë cuar në mbytjen e të riut 23 vjecar. Trupi u gjet nga forcat e kufirit të Liqenit të Ohrit.

Mbytja e të rinjve ka shkaktuar panik kohët e fundit. Më 21 Gusht në sarandë u mbyt në një pishinë një 15 vjecar nga Gjakova.
Kurse pak ditë më parë një 14-vjecare në Ksamil humbi jetën si pasojë e një infarkti, ndërkohë që një tjetër adoleshent 17 vjecar pësoi infarkt në pishinën e një prej komplekseve në Kavajë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›