Tiranë, sherri në Bllok, identifikohet autori i plagosjes
TIRANE- Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Policinë e Tiranës pasi ka identifikuar një shtetas, i dyshuar si autor i plagosjes së një 18-vjeçari mbrëmë në Tiranë po punon për kapjen e tij.
Burimet e policisë bënë të ditur se "mbrëmë rreth orës 22.00’ në rrugën "Ismail Qemali" në Tiranë, për motive të dobta u tentua të vritet me armë 18-vjeçari Marinel Guri Llaze, që gjendet aktualisht i plagosur me plumb në këmbë në Spitalin Ushtarak. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët kanë identifikuar autorin e plagosjes, që dyshohet të jetë shtetasi Klaidi Ndue Gjeçi, 23 vjec, lindur e banues në Tiranë".
Aktualisht strukturat e hetimit të krimit po punojnë intesivisht për kapjen e autorit të identifikuar, ndërsa materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprave penale të "Vrasjes me dashje" dhe të "Trafikimit të armëve luftarake".
Mbrëmjen e së dielës të shtëna me armë trazuan zonën e e ish-Bllokut në Tiranë duke shkaktuar një të plagosur.
Breshëria e të shtënave ndodhi rreth orës 22:00 minuta në një prej rrugëve të ish-Bllokut e njohur për frekuentimin e tepërt nga të rinjtë, pasi zona popullohet nga bare dhe klube nate të shumta.
Që në fillim u dyshua se shkak ka qënë një sherr mes dy grupe të rinjsh që degjeneroi më pas në grindje fizike dhe deri në përdorimin e armëve.
Ngjarja e mbrëmjes së djeshme 22 Gusht pason një tjetër ngjarje të rëndë që ndodhi në datën 19 Gusht po në Tiranë. Një sherr masiv mes të rinjve në sheshin para lokalit të një kompleksi pallatesh në rrugën "Don Bosko", shkaktoi mbrëmjen e 19 Gushtit të paktën 4 të plagosur
(d.b/BalkanWeb)