E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numërimi në Tiranë, Rama kryeson ndaj Bashës

Vijon numërimi në KZAZ-të e kryeqytetit ndërkohë që deri më tani kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama vazhdon të kryesojë me 926 vota më shumë se kandidati i “aleancës për qytetarin”Lulzim Basha.
 

Sipas të dhënave të marra nga gazetarët e “Ora News” në KZAZ-të, kandidati i opozitës Rama ka mrre 95632 vota ndërsa kandidati i mazhorancës Basha ka marrë 94706 vota.
 

Ndërkohë vazhdon numërimi edhe në Durrës ku kandidati socialist Vangjush Dako është në epërsi ndaj kandidatit të mazhorancës Ferdinand Xhaferraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›