E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, plagoset rëndë një shtetas

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 3 të qytetit, ku është aksidentuar shtetasi F.Q, 26-vjeç, banues në fshatin Remenj, i cili është goditur nga një automjet tip Foristradë, teksa po lëvizte me një ciklomotor pa targa.

I lënduari ndodhet në spitalin civil të Pogradecit, në repartin e reanimacionit, duke mare ndihmën e nevojshme mjekësore.  Për ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Dorina.H 21 vjeçe, lindur ne Pogradec dhe banuese ne Seatell Uashington - SH.B.A, e cila drejtonte automjetin tip foristradë. /Start/

                                                                                             2011-08-19 09:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›