Pogradec policia dhunon 79- vjecarin
SHKB-ja nis hetimet pezullohet punonjesi i policise
Nje ngjarje e rende eshte shenuar ne qytetin e Pogradecit. Kostaq Kreste 79 vjec banor i lagjes 4 te ketij qyteti eshte dhunuar ne mjediset e komisariatit nga Kliti Poce me detyre oficer policie prane ketij komisariati. 79-vjecari eshte marre ne banesen e tij private nga nje patrulle policie ku ka qene i pranishem edhe polici qe eshte ne te njejten kohe referent policie per kete lagje. Shkak per shoqerimin e tij ne polici eshte bere denoncimi i ardhur nga nje fqinj i tij pas konflikteve te vazhdueshme qe kane pasur se bashku. Kur kam hyre ne mjediset e komisariatit jam goditur ne menyren me brutale nga oficeri i policise duke me shkaktuar plage te shumta ne fytyre - ka pretenduar i moshuari. Gjithnje sipas 79-vjecarit oficeri i policise pas rrahjes e ka mbajtur per rreth dy ore ne qeli duke mos lejuar ti jepej ndihma mjekesore. Vetem pas dy oresh i moshuari eshte lejuar te shkojc ne spitalin e Pogradecit aty ku dhe ka marre ndihmen mjekesore gje te cilen e ka pranuar edhe mjeku qe ka qene ne detyre Enver Elezi. 24 ore pas ngjarjes policia e Pogradecit sipas familjareve ka pranuar denoncimin e bere nga i moshuari dhe familjaret. Kjo gje sipas tyre ka ndodhur vetem pasi familjaret kane lajmeruar SHKB-ne Ministrine e Brendshme.
Policia e Pogradecit ka bere te ditur se oficeri eshte i pezulluar nga detyra pasi ka filluar hetimi nga SHKB-ja nderkohe qe pas denoncimit te bere nga 79-vjecari ceshtja pritet ti kaloje Prokurorise se rrethit. Te njejtat burime kane bere te ditur se edhe nga ana e oficerit te policise ka nje denoncim ne ngarkim te 79-vjecarit per Fyerje per shkak te detyres.