E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster policia shpeton nga vetembytja nje 40-vjecare

Ne Gjirokaster sot nje grua rreth te 40-ve ka tentuar te vetembytet por fatmiresisht eshte ndaluar nga policia. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 11.30 ku 40-vjecarja me inicalet H.K ka tentuar te vetembytet ne liqenin e Viroit. Policia e Gjirokastres pasi morri informacionin se 40-vjecarja ishte nisur ne drejtim te liqenit dhe dukej shume e shqetesuar eshte nisur menjehere ne vendngjarje dhe ne momentin kur ajo donte te hidhej ne uje efektivet kane nderhyre duke mos lejuar qe ajo te kryente aktin vetevraes. Me pas 40-vjecarja eshte shoqeruar ne ambjentet e Komisariatit te Policise Gjirokaster ku ka shpjeguar se ishte ne gjendje te rende shpirterore dhe kishte vendosur ti jepte fund jetes per shkak te mosfunksionimit te marredhenies dashurore qe ajo kishte me nje person. 40-vjecarja H.K ka disa vite e divorcuar dhe shkaku i depresionit ishte mos funksionimi i marredhenies ne cift pasi kishte nje lidhje dashurie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›