E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me arme zjarri nje efektiv policie

Mesditen e sotme ne kryeqytet nje efektiv policie mesohet se eshte plagosur me arme. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Rrugen e Kavajes prane kryqezimit te 21 Dhjetorit ku 42-vjecari Defrim Musai me detyre punonjes policie i cili ne momentin kur eshte qelluar me arme nga persona te panjohur ishte duke udhetuar me makinen e tij me targe TR 7380 I. Me pas polici i plagosur eshte derguar menjehere per ne Spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmen mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas policise nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja nuk ka te beje me motive per shkak te detyres. Nderkohe policia ka nisur hetimet per identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›