E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec sekuestrohen arme dhe municione

Policia e Pogradecit ka sekuestruar gjatë një operacioni në komunat e thella të ketij rrethi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh luftarake. Në prangat e policisë ka rënë edhe poseduesi i tyre 32 vjecari nga fshati Laktesh Shpetim Gjona.
Gjatë kontrollit të banesës së 32 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 2 automatikë, rreth 1 mijë fishekë, 200 copë kallëpe tritoli me peshë 200 gram secili, 500 kapsolla detonatore dhe një sasi fitili zjarrpërcjellës. I ndaluari i ka deklaruar policisë se arsenalin e armëve e kishte siguruar gjatë hapjes së depove të ushtrisë ne mars të vitit 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›