Pogradec, shembet nje shtepi, rrezikohen 6 te tjera

Ne fshatin Trebinje te Pogradecit, si pasoje e tejngopjes nga reshjet e shiut dhe debores eshte shembur nje banese dhe 6 te tjera rrezikojne te shemben. Kryetari i kesaj komune, Gjergji Buzo, ka bere te ditur se qe ne momentet e para kur u konstatua rreziku, eshte kryer edhe evakuimi i banoreve nga kjo zone.
Prej te pakten dy javesh, banoret jane zhvendosur te te afermit e tyre, per shkak te pasigurise. Muret jane care dhe rrezimi i pjesshem e ben te pamundur jetesen ne to.
Mesohet se specialiste te sherbimit gjeologjik kane shkuar ne fshat per te pare nga afer situaten dhe kane konstatuar çarje te shumta te tokes ne nje zone kodrinore ku jane bere edhe matje dhe fotografimi i terrenit ne rreshqitje.
Sipas tyre, debora e fundit dhe me pas reshjet e shiut kane shkaktuar nje tejngopje te tokes me uje, gje qe eshte edhe shkaku kryesor i rreshqitjes. “Shkaku ka qene tejngopja nga reshjet e shiut dhe debores dhe formacioni i shkrifet i tokes. Tani eshte i domosdoshem te kryhet studimi gjeologjik, nga i cili do te percaktohen jo vetem shkaqet me detaje, por edhe rekomandimet per nderhyrjet qe duhet te kryhen.